Vazhdojnë 'përplasjet' LDK-AAK, këtë radhë kjo është arsyeja...

Vazhdojnë 'përplasjet' LDK-AAK, këtë radhë kjo është arsyeja...

14:09, 21/09/2020

Pak muaj pas përzgjedhjes së tij në postin e koordinatorit për dialogun, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ekzekutivi e ka saktësuar edhe sa do të paguhet nga buxheti i shtetit Skender Hyseni, raporton Syri.net Kosova 

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj tha se koordinatori mund të angazhojë ekspertë të përkohshëm për tema specifike të cilat paguhen sipas legjislacionit në fuqi përfshirë edhe kompensimet dhe shpenzimet e udhëtimit, duke deklaruar se paga e tij do të jetë sa e një zëvendësministri.

“Paga është e barasvlershme me pagën e zëvendësministrit sipas praktikave me raste të ngjashme. Ndihmësit, asistentët profesionalë të përkohshëm të koordinatorit shtetëror për dialog me Serbinë sipas vendimit të qeverisë të datës 2 korrik 2020, kompensohen ngjashëm me pozitën e asistentit/es të kryeministrit”, tha Selmanaj në mbledhjen e sotme.

Megjithatë, një propozim i tillë i përfaqësuesve të LDK’së në qeveri nuk e ka gjetur pajtimin e AAK’së.

Kundër këtij propozimi kanë votuar zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, Ministrja e Punëve të Jashtme. Meliza Haradinaj, ministri i Ekonomisë, Blerim Kuci dhe ministri i Arsimit, Ramë Likaj.

Pavarësisht se ky propozim mori katër vota kundër, ai arriti t’i marrë votat që i duhen t’u miratuar në Qeveri.

Partia që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj kishte dalë kundër emërimit të Hysenit në këtë pozitë, duke thënë se nuk e përkrah dialogun teknik në nivele të ulëta.

AAK nuk përkrah dialogun teknik në nivele të ulëta koordinatorësh, duke e konsideruar si të gabuar dhe kthim prapa në pozicionin e Kosovës. AAK përkrah dialogun me lidership amerikan, që do përfundojë me njohjen reciproke mes dy vendeve.

Koalicionin qeveritar e kemi mbështetur pa kushte, për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike, në mënyrë që një qeveri legjitime të marrë masat e duhura në dobi të qytetarëve të vendit. Por, AAK nuk do të përkrah marrëveshjet e natyrës teknike në të cilat ekziston rreziku që po rrëshqasim”, kishin deklaruar nga AAK’ja

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco