Ambasadat në Kosovë mbështesin Osmanin për dërgimin e amandamentit në Dhomat e Specializuara

Ambasadat në Kosovë mbështesin Osmanin për dërgimin e amandamentit në Dhomat e Specializuara

15:44, 18/09/2020

Përmes një deklaratë të përbashkët, shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e kanë vlerësuar si pozitive dhe e kanë përgëzuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, për iniciativën e saj që ta procedojë amendamentin e presidentit, Hashim Thaçi lidhur me mandatin e Gjykatës Speciale tek kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Shtetet e QUINT-it, e kanë përgëzuar Osmanin për këtë iniciative, në deklaratën e tyre në të cilën i kanë bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të kundërshtojnë çdo përpjekje për të prishur ose zhvlerësuar misionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) dhe të Zyrës së Prokurorisë së Dhomave të Specializuara (ZPDhS), si dhe që të sigurojnë që ato të kryejnë misionin e tyre në përputhje me Kushtetutën.

Shtetet e QUINT-it, thirrje Qeverisë dhe Kuvendit: Kundërshtojeni çdo përpjekje për të prishur misionin e Gjykatës Speciale

“Në këtë vazhdë, e përgëzojmë Kryetaren e Kuvendit të Kosovës që e ka përcjellë propozimin e Presidentit për ndryshim te Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Hagë, si dhe Zyrën e Prokurorit Special të Republikës së Kosovës për respektimin e autoritetit të ZPDhS-së për të hetuar zbulimin e mundshëm të paligjshëm të dokumenteve dhe informatave të besueshme, njëkohësisht duke ofruar ndihmën e saj sipas nevojës”, thuhet në deklaratën e shteteve të QUINT-it.

Ndryshe, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar shkresë Kuvendit të Kosovës, ku propozon një amendament për ndryshimin e nenit 162, paragrafi 13.

Presidenti shkresë Kuvendit, propozon amendamentimin e një neni të Kushtetutës për mandatin e Gjykatës Speciale

Thaçi i propozon Kuvendit të Kosovës këtë amendament “mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të zgjas deri atëherë kur njoftimi për përfundimin e mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Ndërkaq, në shkresën dërguar Kuvendit të Kosovës thuhet që amendamenti të adresohet për kontroll Kushtetues para se të vihet për aprovim në Kuvend.

Kryeparlamentarja Osmani i shkruan Trendafilovas rreth Gjykatës Speciale

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka proceduar amendamentin e presidentit Hashim Thaçi lidhur me mandatin e Gjykatës Speciale tek kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco