Përplasën ashpër Bulliqi dhe Musliu: Sa ish drejtor i arsimit, nota mesatare ka qenë dysh

Përplasën ashpër Bulliqi dhe Musliu: Sa ish drejtor i arsimit, nota mesatare ka qenë dysh

13:34, 18/09/2020

Debati në Kuvendin e Kosovës për çështjen e arsimit në Kosovë, ka përplasur edhe deputeten e PDK-së Ganimete Musliu me deputetin e VV-së Shpejtim Bulliqi.

Deputetja Musliu kritikoi ish qeverinë Kurti për mbarëvajtjen e procesit mësimor gjatë kohës së pandemisë, duke thënë se ishte i pamenduar.

Për këtë ka reaguar deputeti Bulliqi i cili tha se arsimin në Kosovë e kanë shkatërruar LDK e PDK.

“Në radhë të parë Qeveria Kurti është prej atyre qeverive ë në afat rekord ka arrit që ta rifillojë procesin mësimor online. Po ia kujtoj shoqes Gane, se arsimin e Kosovës e kanë shkatërruar dy parti LDK-ja duke hapur kolegje private dhe PDK-ja duke hapur universitete publike për interesa të tyre”, tha Bulliqi.

E deputetja e PDK-së Ganimete Musliu tha se nuk ia vlen që t’i replikojë Bulliqit, pasi sipas saj ai kishte dështuar sa ishte drejtor i arsimit.

“Nuk e di sa ia vlen me repliku me një ish drejtor të arsimit, ku gjatë kohës sa ishte ky drejtor në atë komunë, nota mesatare ka qenë 2sh”, tha Musliu.

Kujtojmë se dikur deputeti Bulliqi ishte drejtor i Arsimit në Komunën e Podujevës nga LDK, tanimë kandidat për kryetar i Podujevës nga LVV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco