Ministri Likaj tregon se a do të hapen universitetet dhe konviktet

Ministri Likaj tregon se a do të hapen universitetet dhe konviktet

13:15, 18/09/2020

Para deputetëve po raporton ministri i Arsimit, Ramë Likaj, për të treguar se si ka nisur procesi mësimor dhe si do të vazhdojë më tej në kohën kur mbarë bota po përballet me Covidin-19.

Ai ka treguar se nga kapacitetet e kësaj ministrie janë shpërndarë vetëm këtë të shtunë dhe të dielë, gjysmë milioni maska për shkollat e Kosovës, përkatësisht për personelin mësimor.

Ai ka shtuar se edhe komunat do të kenë buxhet shtesë, pikërisht nga buxheti i kësaj ministrie.

Ndërsa se a do të hapen universitetet dhe a do zhvillojnë mësimin brenda tyre, ai ka thënë se ky vendim u përket këtyre universiteteve.

Po ashtu ka thënë se edhe Bbbiliotekat dhe hapja e tyre duhet të vendosen në bazë të rekomandimeve dhe vendimeve që merr IKSHPK-ja.

Nga ana tjetër hapja e konvikteve sipas Likaj është ende një opsion i pamundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco