Haradinaj takon eurodeputetin Mandl në Vjenë, flet me të për vizat e dialogun

Haradinaj takon eurodeputetin Mandl në Vjenë, flet me të për vizat e dialogun

13:11, 18/09/2020

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj është takuar sot me eurodeputetin, Lukas Mandl.

 

Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë se tema kyçe të diskutimit ishin liberalizimi i vizave për Kosovën si dhe përmbyllja e procesit të dialogut.

Siç është shprehur Haradinaj, ky proces duhet të përfundojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

“Theksova nevojën e thellimit të bashkëpunimit tonë në aspektin politik edhe ekonomik, duke zgjeruar kështu edhe miqësinë e veçantë mes shteteve tona. Zoti Mandl dhe zyra e tij angazhohen në avancimin e raporteve Kosovë-Austri”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Takova sot në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë, Eurodeputetin Lukas Mandl.

Shpreha mirënjohjen më të thellë për angazhimin e tij, që ka qëndruar pranë Kosovës në procese të rëndësishme për vendin.

Me z.Mandl bisedova për arritjet e Kosovës dhe synimet tona, veçanërisht për përmbylljen e dy temave të rëndësishme për Kosovën, lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës dhe përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Theksova nevojën e thellimit të bashkëpunimit tonë në aspektin politik edhe ekonomik, duke zgjeruar kështu edhe miqësinë e veçantë mes shteteve tona. Zoti Mandl dhe zyra e tij angazhohen në avancimin e raporteve Kosovë-Austri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco