Maqedonia e Veriut do ta mbështesë Shqipërinë për t’u bërë anëtare e Këshillit të Sigurimit 2022-2023

Maqedonia e Veriut do ta mbështesë Shqipërinë për t’u bërë anëtare e Këshillit të Sigurimit 2022-2023

13:03, 18/09/2020

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ka njoftuar se Maqedonia e Veriut do ta mbështesë Shqipërinë për t’u bërë anëtare e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.

Këto komente ai i bëri pas takimit  Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

"Një lajm tjetër i mirë nga kjo vizitë: Maqedonia e Veriut do ta mbështesë Shqipërinë për t’u bërë anëtare e Këshillit të Sigurimit 2022-2023" ka shkruar Cakaj në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Sot, në Shkup, zhvillova edhe një takim shumë të vlefshëm me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev ????????????????.

Folëm hollësisht për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët ndër-qeveritare dhe rëndësinë e punës së përbashkët për përparimin e mëtejmë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Lidhur me zhvillimet në rajon, mes tjerash, theksova se e vetmja zgjidhje e qendrueshme në procesin e bisedimeve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që përfshin njohjen e ndërsjellë.

Ndërkohë, një lajm tjetër i mirë nga kjo vizitë: Maqedonia e Veriut do ta mbështesë Shqipërinë për t’u bërë anëtare e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco