Bunjaku e LDK-së mbështet punën e Likajt, arsyeton vonesën e fillim vitit të ri shkollor

Bunjaku e LDK-së mbështet punën e Likajt, arsyeton vonesën e fillim vitit të ri shkollor

12:29, 18/09/2020

Deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka thënë se si kryetare e Komisionit për Arsim kërkon nga partitë që janë në Kuvend të Kosovës të bëhen bashkë të punojnë dhe të ofrojnë sygjerime për nxënësit së bashku, këto ajo i deklaroi gjatë interpelancës së Ramë Likajt, ministrit të Arsimit, që është duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës.

Bunjaku po ashtu e ka mbështetur edhe punën e Likajt për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Le të japin propozime dhe të sugjerojmë që ta bëjmë më të mirën për fëmijët, nuk është kohë e luftës politike por e bërjes bashkë. Le të bëhemi bashkë për nxënësit. Sot duhet t’i japin mbështetje pozite dhe opozitë, Ministrisë së Arsimit, në mënyrë që të kalohet kjo sfidë e cila është globale. Larg betejave politike dhe inateve në të kaluarën”.

Bunjaku po ka arsyetuar edhe vonimin e fillimit të vitit të ri shkollor për dy javë ku ka thënë se një gjë e tillë ka ndodhur edhe në vendet e tjera të botës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco