Në Kuvend të Kosovës është duke u mbajtur interpelancë për Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.
Pas deklarimit të LVV-së, LDK-së e PDK-së, kryetarja Vjosa Osmani ka kërkuar nga Vetëvendosje që përsëri ta marrin fjalën.
Këtu ka reaguar deputetja e AA-së, Teuta Haxhiu që ka thënë se pas PDK’së radhën për deklarim e ka grupi parlamentar i Aleancës.
“Faleminderit kryetare jo vetëm Vetëvendosja është këtu, pas PDK’së radhën e kemi ne”, ka thënë Haxhiu.
“Prandaj duheni me njoftu me kohë”, është përgjigjur kryeparlamentarja Vjosa Osmani.
“Gjithsesi e nderuar dhe e respektuar”, ka thënë Haxhiu dhe e ka vazhduar fjalimin para deputetëve.
© SYRI.net