Kusari-Lila reagon për prerjen e drunjve në Gjakovë: Është krim mjedisor

Kusari-Lila reagon për prerjen e drunjve në Gjakovë: Është krim mjedisor

11:24, 18/09/2020

Deputetja  nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka publikuar disa pamje nga Gjakova sot në mëngjes.

Aty shihet një kaos i vërtet, i shkaktuar nga prerja e drunjëve 40-50 vjeçar në rrugën kryesore të qytetit “Nëna Terezë”.

Sipas Kusarit-Lila ky është krim mbi të drejtat dhe liritë e njeriut dhe mbi trashëgimin historike e urbane.

 

Shkrimi i plotë:

Kështu u zgjua sot Gjakova. Drunjët 40 - 50 vjeçar u prenë në rrugën kryesore të qytetit “Nëna Terezë”, për t’u zgjeru rruga për më shumë makina, për t’u ngushtu trotuaret dhe për t’u vështirësu ecja e këmbësorëve.
Ky jo vetëm që është krim mjedisor, është krim mbi të drejtat dhe liritë e njeriut, është krim mbi trashigiminë historike dhe urbane, krim mbi identitetin e qytetit dhe është krim pasojat e të cilit do të ndjehen edhe për shumë vite tjera.

Fatkeqësisht kjo është pamja e vërtetë e slloganit të zgjedhjeve qendrore nga partia në pushtet në Gjakovë, “Kosova 100%” dhe sllogani i zgjedhjeve lokale “Tash Gjakova”.

Ndotje, mjerim dhe krim!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco