'Ujmani është tokë e mbushur me ujë', dikush në AAK pajtohet me deklaratën e Albin Kurtit

'Ujmani është tokë e mbushur me ujë', dikush në AAK pajtohet me deklaratën e Albin Kurtit

10:08, 18/09/2020

Deklarata e djeshme e kreut të LVV’së, Albin Kurtit për Liqenin e Ujmanit ka ngritur reagime të shumta.

I pari i Vetëvendosjes tha dje përmes një shkrimi në Facebook se Ujmani nuk është ujë, por, tokë.

 

“ Ujmani është tokë, sepse njëherë është tokë e pastaj ujë. Ujmani është tokë e mbushur me ujë”, ka deklaruar Kurti.
Me këtë deklaratë të shefit të LVV’së, është pajtuar sot nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj.

Ai ka shkruar se nuk pajtohet me Kurtin kur thotë shumë gjëra, por, pajtohet me të kur deklaron se Liqeni i Ujmanit para se të bëhej liqe ishte tokë.

“Në atë tokë jetonin njerëz që janë zhvendosur prej aty dhe kjo ka ndodhur shumë vonë e nga dora e njeriut jo në historinë gjeologjike të planetit”, ka shkruar ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco