Kthimi i SHBA-ve në tryezën e dialogut i rëndësishëm për Kosovën, thotë Limaj

Kthimi i SHBA-ve në tryezën e dialogut i rëndësishëm për Kosovën, thotë Limaj

20:37, 15/09/2020

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë me palën serbe, e quan një momentum të rëndësishëm, i cili do të përshpejtojë përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë.

Ai në RTK ka thënë se administrata amerikane është përkujdesur që një vend i rëndësishëm botëror si Izraeli ta njohë shtetin e Kosovës, duke e forcuar kështu pozitën e saj në arenën ndërkombëtare.

Limaj tha se kthimi direkt i SHBA-së në tryezën e dialogut është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe në bisedimet për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për njohje reciproke me Serbinë.

“SHBA kanë thirrur dy vende në Shtëpinë e Bardhë. Marrëveshja ka elemente gjeopolitike dhe nuk është thjesht një marrëveshje për normalizim ekonomik”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco