Hoti takon Zakonjshek, flasin për bashkëpunimin rajonal ekonomik në fushën e transportit

Hoti takon Zakonjshek, flasin për bashkëpunimin rajonal ekonomik në fushën e transportit

12:15, 15/09/2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur sot në takim drejtorin e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, Matej  Zakonjshek, me të cilin biseduan për mundësitë e bashkëpunimit të përgjithshëm rajonal ekonomik, veçanërisht në fushën e transportit.

Kryeministri Hoti theksoi përkushtimin e plotë të Qeverisë për ta thelluar bashkëpunimin rajonal, me qëllim të intensifikimit të zhvillimit ekonomik, lehtësimit të zhvillimit të biznesit, sigurisë në rrugë  dhe qarkullimit të njerëzve dhe mallrave, si kusht për progres të përgjithshëm të rajonit, në udhën e integrimeve evroperëndimore.

Ndërsa, Matej Zakonjshek tha se transporti dhe lidhjet rajonale janë faktorë shumë i rëndësishëm për rimëkëmbjen dhe përparimin e mëtejshëm të vendeve të kësaj pjese të Evropës Juglindore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco