Latifi akuzon politikanët: Për ca vota të ndyra nuk pushojnë duke u servilosur pas klerikëve vahabistë

Latifi akuzon politikanët: Për ca vota të ndyra nuk pushojnë duke u servilosur pas klerikëve vahabistë

11:19, 15/09/2020


Analisti Blerim Latifi ka thënë se kur gjykatat japin vendime patriarkale në rastet kur viktima janë gratë, politikanët nguten të mbushin portalet me gjoja indinjatën e tyre ndaj këtyre vendimeve, ndërsa në realitet nuk bëjnë asgjë që gjykatat të jenë më të mira dhe të çliruara nga paragjykimet gjinore.

Tutje, Latifi përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se kur ndodhë që ndonjë grua vritet apo torturohet nga bashkëshorti i saj, prapë vrapojnë të shprehin indinjatën dhe ta dënojnë verbalisht agresorin, por, ndërkaq, për ca vota të ndyra, nuk pushojnë duke u servilosur pas klerikëve vahabistë, të cilët, nga mëngjesi në darkë, predikojnë se qysh pabarazia midis burrave e grave është urdhër nga Zoti, përfshirë edhe të drejtën e burrit për dhunë në familje. Hipokritë dhe mashtrues!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco