E konfirmon Grenell, Trump do ta vizitojë Kosovën

E konfirmon Grenell, Trump do ta vizitojë Kosovën

11:18, 15/09/2020

Presidenti amerikan, Donald Trump pas nënshkrimit të marrëveshjeve me Kosovën dhe Serbinë ka paralajmëruar vizitë në të dyja shtetet.

“Unë pres të shkoj në të dy vendet në një të ardhme jo shumë të largët”, ishte deklarata e Trump para nënshkrimit të marrëveshjes.

Një vizitë të tillë e ka paralajmëruar edhe sot dërguari i posaçëm i Trumpit për dialogun, Richard Grenell.

Grenelli po ashtu i ka thënë se ka ndikuar dhe e ka nxitur Trumpin që ta vizitojë Kosovën, Serbinë dhe tërë rajonin.

“Presidenti Trump ka thënë se mezi pret të vijë në vizitë. Ende nuk kemi datë apo detaje, por tashmë e kemi tejkaluar pengesën e parë, pra që Shtëpia e Bardhë zyrtarisht pajtohen me një gjë të tillë”, ka thënë Grenell për një radio serbe në Chicago

Ndryshe, me 4 shtator Serbia dhe Kosova me ndërmjetësimin amerikan kanë normalizuar  lidhjet ekonomike duke nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco