Hoti dekoron dy policë të plagosur, premton se do t'i përmbushë kërkesat e tyre

Hoti dekoron dy policë të plagosur, premton se do t'i përmbushë kërkesat e tyre

10:27, 15/09/2020

Kryeministri Avdullah Hoti ka dekoruar dy policë të plagosur të cilët u kthyen në Kosovë pasi ishin për shërim jashtë vendit.

Ai tha se shteti do të punojë për t'i përmbushur kërkesat e tyre.

"Si shenjë respekti që shteti ka për policët që lëndohen në detyrë, ne do të kujdesemi për ta dhe do të punojmë për Ligjin për Sigurime dhe atë të Pensionimit të Parakohshëm. Çdo ditë që dalin në mëngjes përshëndeten me familjen dhe nuk dinë se si do të kthehen kurse ne rrimë në zyre", tha ai.

Edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu tha se po punohet në drejtim të këtyre ligjeve.

"Jemi duke punuar për Ligjin për Shërbime Shëndetësore e për pensionimin e parakohshëm. Shpresoj që këso incidente të plagosjes së policëve të na ndodhin sa më pak", tha ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco