Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka reaguar pas shpalljes së dënimit prej 24 vjet e gjashtë muaj burgim të Pjetër Ndrecajt i cili ka vrarë gruan dhe vajzën e tij 9-vjeçare në Brekoc të Gjakovës.
Ai ka thënë se ka përcjellë me shqetësim uljen e dënimit të Ndrecajt, duke shtuar se politika e dënimeve mbetet sfidë për sistemin e drejtësisë në vend.
Selimi përmes një statusi në Facebook ka shkruar se është zotuar që politika do t’i mbajë duart larg nga drejtësia, sado që sipas tij, kjo është e vështirë.
Ai thotë se detyrë e tij, si i pari i Ministrisë së Drejtësisë, është garantimi i një sistemi efikas, të pavarur e të paanshëm dhe të qasshëm për të gjithë.
“Nuk dua te? marr asnjëherë merita kur një prokuror apo gjykatës i guximshëm ndjek dhe dënon zhvatësit e shtetit e te? korruptuarit, se ajo është merite? e tyre. Por, ne? te? njëjtën forme?, jam i zotuar për të respektuar ruajtjen e pavarësisë? se? gjyqësorit. Drejtësia në vend nuk është e përkryer, por me të gjitha sfidat, mbetemi të përkushtuar dhe vazhdojmë me guxim që ta avancojmë sistemin e drejtësisë”, ka shkruar ai.
Për herë të dytë Gjykata Themelore në Gjakovë të hënën ka marrë aktgjykim dënues për të akuzuarin Pjetër Ndrecaj.
Trupi gjykues me kryetar Gëzim Pozhegun e ka dënuar atë me 24 vjet e 6 muaj burgim.
Pjetër Ndrecaj në nëntor të 2018 ishte dënuar me 24 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes, Valbonës, dhe vajzës së tij.
Por në mars të 2019 Gjykata e Apelit e kishte ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë duke e dënuar atë me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij, në fshatin Brekoc të Gjakovës.
Apeli kishte vlerësuar se gjykata e shkalles së parë, nuk i ka vlerësuar në mënyrë të drejtë rrethanat rënduese. Por aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe asaj të Apelit u hodhën poshtë nga Gjykata Supreme, e cila kishte kërkuar që procesi të kthehej nga fillimi.
Avokati i familjes së të ndjerës Valbona Markut Isa Osdautaj ka paralajmëruar ankesë ndaj këtij vendimi duke e cilësuar këtë vendim si te ulët në krahasim me veprat e kryera nga Ndrecaj.
© SYRI.net