'Njohja e Kosovës nga Izraeli, një hap madhor'

'Njohja e Kosovës nga Izraeli, një hap madhor'

20:28, 14/09/2020

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, me të cilin ka biseduar për rëndësinë e jashtëzakonshme të njohjes së Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit, shkruan Syri.net Kosova.

Cakaj, njohjen nga Izraeli ka quajtur hap madhor dhe i cili hap horizonte të reja mes Kosovës dhe Izraelit.

“Ky hap madhor nuk i bën drejtësi vetëm historisë, por edhe hap horizonte të reja për zhvillimin e shumë projekteve dobiprurëse mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit. Pas njohjes formale, pritet të përmbyllen procedurat e nevojshme për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Patjetër, folëm edhe për shtyrjen përpara të disa projekteve të rëndësishme ekonomike e jo vetëm mes Shqipërisë e Izraelit”, ka shkruar ai në Facebook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco