Këmbëngul Osmani: Partner për koalicion e shoh vetëm Vetëvendosjen

Këmbëngul Osmani: Partner për koalicion e shoh vetëm Vetëvendosjen

16:51, 14/09/2020

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka folur edhe për mocionin e mosbesimit të ngritur nga Lëvizja Vetëvendosje. 

Ajo ka thënë se ende nuk e ka parë tekstin porse sapo ta sheh do të ketë përgjigje konkrete.

“Sa i përket çështjes së mocionit, unë nuk e kam diskutuar këtë çështje me Vetëvendosjen dhe nuk e kam parë tekstin, sapo të ulem e shqyrtoj mund të kem një përgjigje konkrete”, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë se pozita do të duhej të ulej me opozitën dhe të negocionte për të gjitha ligjet.

Ajo mohon se ka lobuar që të mos votohen ligjet apo dokumentet e sjella nga Qeveria në Kuvend.

“Qeveri ka lobuar kundër çdo iniciative që unë kam sjellë në Kuvend. Ata e kanë vonuar e stërzgjatur ligjin për pandeminë”, ka thënë ajo.

Osmani tutje ka shtuar sesa i përket bashkëpunimit me partitë politike, partner të vetëm të koalicionit e shoh vetëm Vetëvendosjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco