Kosova përshëndet normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Bahreinit dhe Izraelit, të ndërmjetësuar nga SHBA-të

Kosova përshëndet normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Bahreinit dhe Izraelit, të ndërmjetësuar nga SHBA-të

08:26, 12/09/2020
Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës ka përshëndetur deklaratën e përbashkët trepalëshe për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike midis Mbretërisë së Bahreinit dhe Shtetit të Izraelit, me ndërmjetësim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Republika e Kosovës uron Shtete e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bahreinit dhe Shtetin e Izraelit për zotimin në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Mbretërisë së Bahreinit”, deklaroi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla, duke vlerësuar se “deklarata e sotme demonstron vullnetin e fortë dhe dedikimin amerikan, të shtetit të Izraelit dhe Mbretërisë së Bahreinit për vendosjen e paqes së qëndrueshme dhe prosperitetit në Lindjen e Mesme”.

Deklarata e sotme trepalëshe, vjen pas marrëveshjes historike të paqes në mes të Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritura nën udhëheqjen e Presidentit Trump.

Republika e Kosovës mirëpret angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për paqe në Lindjen e Mesme dhe në pjesën juglindore të Evropës, si hapa drejt sigurisë dhe stabilitetit global.

Sipas Kryediplomates Haradinaj Stublla, Republika e Kosovës mirëpret këto të arritura historike dhe shpreson që? ato të shërbejnë si themel për paqe në Lindje të Mesme dhe si përparime thelbësore në rrugën drejt paqes universale në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco