Veseli: Delegacioni ynë dështoi në SHBA, u fol vetëm për ekonomi, jo për njohje

Veseli: Delegacioni ynë dështoi në SHBA, u fol vetëm për ekonomi, jo për njohje

21:26, 11/09/2020

Delegacioni ynë dështoi në SHBA, pasi që u zmbraps nga njohja reciproke me Serbinë, duke shtuar se në propozim ka qenë edhe njohja, por është tërhequr.

Kështu ka deklaruar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili mendon se në Uashington nuk kishte fare marrëveshje, por që u fol vetëm për resurset ekonomike të Kosovës.

“Në Uashington nuk kemi fare marrëveshje politike. Ne kemi insistuar që SHBA të jetë pjesë e marrëveshjes finale. Aty flitet për Ujmanin dhe resurset tjera, por jo njohjen e Kosovës nga Serbia. Po ashtu u fol edhe për mini-shengen. Aty projekte që u folën, si do të sigurohen paratë”, ka thënë Veseli në Prime Time në Kanal 10.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco