Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Mehmeti: Paradë për fushatën e Trump

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Mehmeti: Paradë për fushatën e Trump

21:10, 11/09/2020

Analisti Kim Mehmeti komentoi në SYRI TV marrëveshjen e arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai e nisi me kritika ndaj identifikimit të Kosovës si shtet me shumicë myslimane.

“Asnjë shtet nuk identifikohet nga përkatësia fetare. Përkatësia fetare nuk identifikon përkatësinë etnike,” tha ai.

Mehmeti e quajti marrëveshjen një paradë për fushatën e Trump.

“Kjo që ndodhi në Uashington ka të bëjë me karrierën politike të atyre që e iniciojnë këtë,” tha Mehmeti.

Sërish analisti nënvizoi faktin se politikanët kosovarë e “viktimizojnë Kosovën për karrierën politike”.

“Delegacionet që përfaqësojnë Kosovën nuk ishin të denjë as për një kooperativë. Kosova ka personalitete si Veton Surroi apo Ramush Tahiri, që nuk ishin pjesë e delegacioneve,” tha Mehmeti.

Ai kritikoi edhe ndryshimin e qëndrimit të politikës kosovare për Minishengenin për hir të marrëveshjes në Uashington.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco