Mbledhja e radhës e qeverive Kosovë-Shqipëri në shtator/ Ja marrëveshjet që do nënshkruhen

Mbledhja e radhës e qeverive Kosovë-Shqipëri në shtator/ Ja marrëveshjet që do nënshkruhen

20:09, 11/09/2020

Takimi i radhës mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës do mbahet në javën e tretë të shtatorit, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të rëndësishme.

Sipas informacioneve, në këtë takim disa nga marrëveshjet janë dogana e Kosovës në Durrës, hidrocentrali në territorin shqiptar dhe linja hekurudhore.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, , Albulena Balaj-Halimaj, njëherësh edhe koordinatore për mbledhjet e dy qeverive, ka thënë se marrëveshjet do të jenë në interes të dy palëve.

Kosova dhe Shqipëria kanë filluar mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive më 11 janar të vitit 2014.

Mbledhja e parë u mbaj në qytetin e Prizrenit, dhe dy kryeministrat në atë kohë Hashim Thaçi, dhe Edi Rama, të cilët e cilësuan takimin si historik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco