Gjuriq: S’ka marrëveshje me Kosovën pa Asociacionin

Gjuriq: S’ka marrëveshje me Kosovën pa Asociacionin

09:06, 11/09/2020

Kosova dhe Serbia nuk do të arrijnë marrëveshje pa implementimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

 

Kështu konstatoi sot drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ky i fundit tha se Asociacioni është shtatë vjet e gjysmë me vonesë nga marrëveshja e arritur në Bruksel në vitin 2013.

Sipas tij, nëse një gjë e tillë nuk implementohet e bën të pakuptimtë procesin e dialogut.

“Çdo kushtëzim i zbatimit të asaj që është rënë dakord deri më tani në Bruksel e bën të pakuptimtë të gjithë procesin e negociatave dhe na distancon nga çdo marrëveshje e re,” deklaroi Gjuriq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco