A të ka lëshuar ndonjëherë djallëzia nga kthetrat e të pyesësh vetveten se kush je ti Edi Rama?

A të ka lëshuar ndonjëherë djallëzia nga kthetrat e të pyesësh vetveten se kush je ti Edi Rama?

Nga Ndriçim Kulla - 02/10/2024

Dihet, se ti pa pushtet përfundon në “gijotinë o monstër ”!

Të këqiat e tua kanë 12 vje që po na vijnë  me radhë. E kemi thënë që në krye të këtyre skandaleve, se ti do të bëje gjithçka për të shpëtuar veten dhe pushtetin, madje dhe “luftë” do bëje siç bëjnë të gjithë diktatorët.

Kryetarin i opozitës shqiptare ke afërsisht një vit që e ke izoluar në burg  politik  në mënyrë që ta shkëputësh nga aktiviteti politik dhe ti në 2025 të livadhisësh për t’i grabitur edhe këto zgjedhje, siç ke bërë me zgjedhjet e më parshme.

Kryetarit të Bashkisë së Himarës ia rrëmbeve mandatin  me një proces ligjor të montuar politikishtë dhe në fund e shpure edhe në burgim politik.

Ish presidenti dhe aktualisht Kryetari të Partisë Lirisë i ke ndërtuar një proces  të pastër ligjor politik, për t’ia prerë kokën alternativës së tij politike.

Kryetari i Partisë Republikane ndodhet sërish nën një proces politik kalvar.

Represione të tilla nën një qiell të hapur, ende nuk ka arritur të bëj edhe mizori i Europës Vladimir Putin.

Ky mandat qeverisës është mandat i konsolidimit të diktaturës dhe i represionit tënd  politik.

Ndodhën ngjarjet e tmerrshme në gjysmën e kombit tone në Kosovë, ku serbët treguan fytyrën e tyre të vërtetë, ndërsa shteti i Kosovës korri një nga fitoret më të mëdha, duke neutralizuar një sulm terrorist me synim pushtimin e veriut të Kosovës.

A ka fytyrë më të nxirë, a ka rreth më të fundmë të ferrit se ku duhet të futeshe ti dhe ideja e “Ballkanit të hapur”, pas kësaj ngjarjeje? Jo.

 Po ti çfarë bëre? Si i sinkronizuar me Vuçiçin, Veriun e bëre tokë të askujt dhe propozove që KFOR-i ta marrë në zotërim.

“Nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve”, thuhet dhe “fati i keq” i Kosovës ta solli në derë rastin që të silleshe të paktën si nacionalist. Por ti as si “maskara” nuk di të sillesh, sepse ia ke shitur shpirtin djallit dhe nuk e mbrojte edhe kësaj here Kosovën ashtu siç ajo e meriton nga një kryeministër shqiptar. Shiko sa shpejt vrapove të ndizje qirinj dhe të solidarizoheshe me Izraelin (dhe me të drejtë), por më parë se ke bërë këtë me Izraelin. Por çfarë hipokrizie krahasimi me vonesën, gafat politiko-diplomatike dhe skuthet e propozimeve për Kosovën në rastin e ngjarjes së saj.

Atëherë kush je ti Zoti Rama? A të ka lëshuar ndonjëherë djallëzia nga kthetrat e të pyesësh vetveten se kush je?

Vështirësia e ardhur prej gënjeshtrave të tua patologjike dhe dredhja e fjalës së thënë më parë, bashkuar me rrjedhën e “ferrit” historik ku e ke zhytur demokracinë dhe demografinë shqiptare (që me këtë shpopullim biblik nuk di si të të“mallkojë”!), ma bëjnë detyrën të vështirë, gati-gati të pamundur në një syth të shkruar, sepse që të përshkruash një ferr tipologjik duhet një libër i tërë studimor.

Përgjigjen përfundimtare se kush je ti zoti Rama në këtë drejtim unë do të ta jap këto ditë me libërin që kam shkruar për Narkodiktaturën tënde dhe rrathët e ferrit tend në të.

Është i vetmi libër që do të urreja ta shkruaja, sepse prek dhe Shqipërinë time të dashur, së cilës ti i je kryeministër, por që ti dita ditës ma plotësove me mizoritë e tua në çdo fletë. Dhe me gjithë hallet e mëdha që kam kaluar më së shumti për shkakun tënd që më vonë do t’i rrëfej të gjitha në krijimet e mia për publikun, ishte pikërisht dashuria për Shqipërinë ajo që më dha forcë që ta mbaroja e të fitoj mbi urrejtjen që kam “për ferrin” tënd ku na ke zhytur të gjithëve nëpër gjithë këta vjet.

Gjithmonë e kam kërkuar paqen me veten. Si të isha një pasues i Budës, por s’e pohoja, sepse e kisha brenda si një dhuratë géni, ai më ndihte dhe unë e ndiqja verbtas.

Se tek nënshtrimi i zemërimit kuptohet njeriu i urtë! Ishte një postulat që ngjiste tek unë si ajo flutura në dritë. Po e vërteta ngrihet, rri e të sheh me sytë e mëdhenj përplot dritë Mesdheu të trishtuar dhe vështron secilin në bebëza me uri e plot dashuri.

Atë çast të pashë Ty Djall kur e përkëdhel ikonën tënde (inceneratorin e Tiranës me lekët e të cilit  ushqen dhe larot e televizioneve dhe portaleve! Që s’u bë kurrë! Por që na rrjep të gjallë edhe këtij çasti!), ia preke qepallat, tymin, honin e gojës, ia zbulove dhëmbët e fortë të çeliktë, i shqiptove një formulë sanskritisht dhe qeshe, gajase me zë ose më mirë këngëzove për këtë mister afrie me bishën që, edhe pse more shenjë nga një e fshehtë të ngriheshe në këmbë, kurse me mend vazhdoje të rrije gjunjëzuar dhe si i mahnitur ndoshta nga një kod i fshehtë, që të urdhëronte t’i bindeshe asaj ikone... Më djall se djalli vetë je.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco