Tetë pyetje për SPAK për të sqaruar vetëm pyetjen themelore pse manipulon me dosjen 'Berisha-Maltezi'!

Tetë pyetje për SPAK për të sqaruar vetëm pyetjen themelore pse manipulon me dosjen 'Berisha-Maltezi'!

Nga Enver Bytyçi - 14/09/2024

Nga Enver Bytyçi

Tetë pyetje për SPAK për të sqaruar vetëm pyetjen themelore pse manipulon me dosjen “Berisha-Maltezi”!

1. Pse nuk shkruan në dosjen e akuzës se Sali Berisha dhe Arbër Malltezi nuk kanë shkaktuar asnjë dëm financiar? Sepse nuk ka korrupsion pa dëm financiar. E nëse e pranojnë se nuk ka dëm financiar, atëherë bie poshtë, siç ka rënë në fakt, akuza për korrupsion.

2. Pse në dosjen e akuzës është fshehur dokumënti që provon se prona e Begeajve nuk është sekuestruar, por është bllokuar vetëm për gjashtë muaj në kohën e pushtimit fashist italian? Apo se do të duhet të vihet para përgjegjësisë penale Taulant Balla si kallëzues për dëshmi të rreme? Ose se SPAK dëshiron të dënojë shefin e opozitës e dhëndërrin e tij me prova të fallsifikuara?

3. Pse nuk thuhet e vërteta se ndryshimi i destinacionit të tokës për të cilën akuzohen Sali Berisha dhe Jamarbër Maltezi është bërë me vendim dhe firmë të Edi Ramës si kryetar i Bashkisë së Tiranës më 08.06.2006, por shënohet vetëm fakti se këtë ndryshim e ka miratuar Sali Berisha më 21.11.2006 me propozimin e Ramës dhe firmën e dhjetë drejtorëve të tij në bashki? Madje pa asnjë kërkesë të pronarëve? Apo se me çdo kusht duhet fajësuar ish-kryeministri dhe kreu i opozitës?

4. Pse akt-akuza nuk thotë se ndryshimi i ligjit për pronat prek 450 mijë persona në Shqipëri dhe lehtëson kthimin e kompensimin e pronave të tyre, por shprehet se ky ligj i propozuar nga qeveria “u bë qëllimisht të përfitonte dhëndërri i kryeministrit”?! Si mund të quhet një ligj korruptiv, kur ai nuk është personalizuar?! Cila teori juridike e provon se ligji në fjalë i miratuar në parlament është një ligj korruptiv?

5. Në cilin nen të Kodit Penal thuhet se reformat e qeverisë të votuara në parlament janë korruptive? A mund të përjashtohen nga përfitimi prej reformave të afërmit e pushtetarëve? A ka ndonjë dëshmi se Komisioni për Kthimin e Pronave u bë Agjenci për Kthimin e Pronave, me qëllim që të përfitonte Jamarbër Maltezi? A ka ndonjë dëshmitar, ndonjë fakt dhe provë? Ky është një opinion, jo fakt.

6. Pse në akt-akuzë SPAK ka tjetërsuar sipërfaqet që ka përfituar dhëndërri i kryeministrit dhe pse nuk thotë të vërtetën se cila është sasia e parave të paguara kesh e atyre me letra me vlerë? Sepse bie poshtë pretendimi se vendimi i Këshillit të Ministrave për përdorimin e letrave me vlerë u bë me qëllim favorizimin e dhëndërrit të kryeministrit.

7. Pse në akt-akuzë nuk thuhet se privatizimi i Klubit Partizani u bë bazuar në ligjin për kthimin e pronave të datës 29.07.2004, kur kryeministër ishte Fatos Nano? Apo se duhet patjetër të fajësohej Berisha? Cila logjikë juridike e justifikon një falsifikim të tillë?

8. Pse SPAK ka përfshirë në hetim të gjithë pjestarët e familjes “Berisha”? Madje edhe Fondacionin e Fëmijëve, njësoj siç heton Vladimir Putin shoqërinë civile? A nuk është kjo një metodë e partizanëve dhe prokurorëve të vitit 1945, për të linçuar kundërshtarin politik të pushtetit familjarisht?

Të gjitha këto dëshmojnë se SPAK nuk ka fakte e prova, ndaj mashtron, manipulon dhe falsifikon me dosjen Berisha-Maltezi. Të gjitha këto dëshmojnë se SPAK ka marrë urdhër politik për dënimin e kreut të opozitës shqiptare dhe mbajtjen e tij në izolim në kohë fushate elektorale. Të gjitha veprimet janë në funksion të përpjekjeve për ta mbajtur Edi Ramën në pushtet edhe mandatin e ardhshëm. Gjithçka është falsifikuar qëllimisht në formën e opinioneve, pa fakte e prova, që opinioni publik të manipulohet, në favor të mazhorancës.

Kjo do të thotë se SPAK nuk është i pavarur. Nuk është instrument drejtësie, por padrejtësie. Nuk është i tillë edhe për faktin se të gjitha akuzat e rreme për Berishën, në fakt janë realiteti i qeverisjes së sotme të Edi Ramës, pa llogaritur qeverisjen e Shqipërisë prej mafies dhe krimit të organizuar! Por këto çeshtje nuk i interesojnë SPAK! SPAK, njësoj si Rilindja besojnë në ushtrimin e dhunës pa ligj për mbajtjen e pushtetit. Besojnë se përmes padrejtësive zgjasin jetën e Edi Ramës në pushtet. Por padrejtësia dhe korrupsioni kanë shembur perandoritë më të mëdha të kohërave të ndryshme! Këtë nuk e kuptojnë as SPAK, as ata që e diktojnë SPAK-un!

Shkurt SPAK bën politikë. Si i tillë është një prokurori dhe gjykatë politike. Prandaj dhe Shqipëria është nën diktaturë. Hapi i parë i luftës kundër kësaj diktature është lirimi i liderit të opozitës nga arresti politik. Nëse jo, bujrëm ta përsërisim vitin 1997 në inversin e saj! Sepse këtë po e kërkon edhe Edi Rama publikisht!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco