Eriksson: Klopp ose Guardiola duhet të jenë tek Anglia

Eriksson: Klopp ose Guardiola duhet të jenë tek Anglia

- 19/07/2024

Federata e Futbollit e Anglisë duhet të përpiqet të bindë Pep Guardiolën ose Jurgen Klopp për të zëvendësuar Gareth Southgate në postin e trajnerit tek Anglia, ka thënë ish-përzgjedhësi i “Tre Luanëve”, Sven-Goran Eriksson.

Suedezi Eriksson të premten në një intervistë për “The Telegraph” është shprehur se Guardiola dhe Klopp do të ishin përzgjedhës të duhur për Anglinë, pasi dy trajnerët e njohin mirë futbollin anglez.

“Nëse është anglez apo i huaj, nuk mendoj se do të thotë shumë. Thjesht duhet të gjesh një menaxher të nivelit të lartë, ose një të ri me një të ardhme të mirë. Nëse doni të synoni lart, dy pretendentët e qartë janë Juergen Klopp e Pep Guardiola.

Ata e njohin futbollin anglez, lojtarët dhe kulturën. Nëse do të ishte edhe sugjerimi më i vogël se ata janë të interesuar për këtë punë, Anglia duhet të shkojë pas tyre. Po flasim për dy nga trajnerët më të mirë në botë. Klopp po pushon dhe nuk jam i sigurt nëse largimi nga Manchester City është në mendjen e Pepit. Por ju duhet të synoni lart dhe emërimi i njërit prej këtyre të dyve do të ishte i duhur për Anglinë”, ka theksuar 76-vjeçari.

Ish-trajneri i njohur suedez ka udhëhequr skuadra të ndryshme evropiane si Roma, Lazio, Benfica, Leicester City dhe Manchester City.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco