E megjithatë, i pandehuri është vetë SPAK! ‘Mospandehmat’ e veta e akuzojnë!

E megjithatë, i pandehuri është vetë SPAK! ‘Mospandehmat’ e veta e akuzojnë!

Nga Gent Strazimiri - 22/06/2024

SPAK ka marrë të pandehur Ilir Beqajn sepse, me të drejtë pandeh që zëvendësministri i tij nuk e ka bërë me kokën e vet mega-vjedhjen me sterilizimin apo me check-up!

Mirëpo SPAK nuk guxon "të pandehë", se mos ndoshta edhe zëvendësi i Ramës, Arben Ahmetaj, nuk e ka bërë me kokë të vet edhe më "mega" vjedhjen me inceneratorët...?!)

Nëse SPAK do guxonte të pandehte njësoj si për Beqajn, Edi Rama në cilësinë e Kryeministrit, të paktën do ishte thirrur si "person që ka dijeni për faktet", se për ta arrestuar apo për ta marrë të pandehur nuk bëhet fjalë...

SPAK po ashtu "nuk pandeh" që drejtorët e "5D", vjedhjen ta kenë bërë nën drejtimin e Erjon Veliajt, megjithëse ka në dorë komunikimet mes tyre në chat-in e krijuar posaçërisht për këtë punë.

Për shkak të kësaj "mospandehme", ndryshe nga Beqaj, refuzon ta marrë të pandehur edhe Erjon Veliajn, e jo më ta arrestojë.

SPAK ka marrë të pandehur Mirel Mërtirin e Klodian Zoton, sepse pandeh se kanë vjedhur paratë me të cilat duhej të ndërtoheshin incenerarorët.

Mirëpo SPAK "nuk pandeh" se duhet arrestuar Erion Veliaj ose të paktën të merret "i pandehur" si Beqaj, megjithëse gjithçka nisi me kërkesën e tij, megjithëse ende u paguan çdo ditë paret, megjithëse përfiton prej tyre...

I njëjti SPAK ka vendosur nën arrest të papandehurin edhe prej tij vetë, Sali Berishën, akuzuesin e "të mospandehurve" të mësipërm.

Në thelb, SPAK pandeh se Sali Berisha "Programin elektoral të PD" në vitin 2005 e ka bërë për të favorizuar dhëndrin e tij (?!), pavarësisht se prej programit në fjalë përfituan mbi 1 milion shqiptarë që e rivotuan edhe në 2009... (?!)

Duke pandehur kështu, SPAK vazhdon të kërkojë "arrest" për Sali Berishën, por "të pandehur" nuk e merr...

Nuk ka ende asnjë element për ta marrë zyrtarisht nën akuzë, megjithëse ka 4 vjet që heton çdo familjar dhe çdo njeri me lidhje me Sali Berishën, nga djepi në varr.

Kësisoj, bilanci i deritanishëm i SPAK është një tërësi "mospandehmash" për të mos arrestuar keqbërësit, të pandehurit e mirënjohur publikisht... dhe  vetëm 1 arrest për një të papandehur, pa akuzë, Sali Berisha, i cili është edhe denoncuesi i parë e më i vendosur i "të mospandehurve" të SPAK ...

"Mospandehmat" për keqbërësit e mësipërm që ende janë në liri dhe vazhdojnë keqbërjen, e bëjnë SPAK të pandehurin kryesor, mes atyre që vazhdojnë të vjedhin!

SPAK është i pandehuri kryesor i kësaj situate, tashmë si element kriminogjen aktiv në mbështetje të korrupsionit, me qëllim, plan dhe llogari politike.

Si çdo i pandehur edhe secili prej "spakistëve", në mos sot, nesër do shkojë aty ku e ka vendin, sepse një ditë dikush do ketë guximin të pandehë që "mospandehmat" e deritanishme të SPAK janë vepër penale madje nga më të rëndat kundër Republikës.

"Aktiviteti diplomatik" nuk i mbron dot nga fati që vetë kanë zgjedhur, sepse sado "lart" që të mbërrijnë me shtrëngime duarsh, më "lart" se Saimir Tahiri nuk mbërrijnë dot...

Se sa e ruajti "aktiviteti diplomatik", "mbrojtja", "paprekshmëria", "përkrahja" e "mbështetja e partnerëve" Saimir Tahirin, ajo tashmë dihet...

Se sa e vret më mendjen ky popull për "përkrahjen diplomatike" apo "mbështetjen e partnerëve", le të pyesin Lulin...

Kaq!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco