Osmani takon Begajn dhe shqiptarët e Malit të Zi

Osmani takon Begajn dhe shqiptarët e Malit të Zi

20:29, 07/10/2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj dhe përfaqësuesit e shqiptarëve në Mal të Zi.

Osmani po merr pjesë në ngjarjen e Procesit të Bërdo Brione që këtë vit po mbahet në Tivat të Malit të Zi, nga ku ka postuar një fotografi në Facebook.

“Me Presidentin Begaj dhe përfaqësues shqiptarë në Mal të Zi”, ka shkruar Osmani.

Osmani është takuar edhe me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanovic, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen kroate për Kosovën.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco