‘Beteja e mosbindjes civile’/ Berisha: Vazhdon kundër narko-diktaturës!

‘Beteja e mosbindjes civile’/ Berisha: Vazhdon kundër narko-diktaturës!

20:16, 07/10/2024

Edhe pse nën arrest politik nga një drejtësi e kapur nga Rama, kjo nuk e pengon aspak liderin e  opozitës të ndjekë zhvillimet e protestës kombëtare të opozitës, e cila vijon që prej orës 18:00.

Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, lideri i së djathtës shqiptare thotë se beteja e mosbindjes civile nuk do të ndalet, por se vijon kundër narko-diktaturës.

Bashkangjitur me reagimin, Berisha ka ndarë disa nga momentet e indinjimit të protestuesve, të cilët hedhin molotov në drejtim të institucioneve, që opozita i cilëson të kapura nga pushteti i Ramës.

‘Betaja e mosbindjes civile kundër narko-diktaturës vazhdon’, shkruan Berisha.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco