Kosova lejoi importin e mallrave serbe, Vuçiç skeptik: Kurti do të bëjë të pamundurën për ta ndaluar duke shpikur…

Kosova lejoi importin e mallrave serbe, Vuçiç skeptik: Kurti do të bëjë të pamundurën për ta ndaluar duke shpikur…

18:54, 07/10/2024

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se pret që autoritetet e Prishtinës, përkundër tërheqjes së sotme të vendimit për ndalimin e importit të produkteve serbe përmes pikëkalimit të Merdarës, “të bëjnë çmos për të parandaluar qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka ndryshuar sot “masat e sigurisë për produktet nga Serbia”, kështu që në vend që të ndalohet importi i atyre produkteve, është vendosur “kontroll i detajuar” i atyre produkteve në Merdare.

“Është e rëndësishme për ekonominë serbe, por ai do të bëjë të pamundurën për ta ndalur atë. Albin Kurti tani do të shpikë skanerë, kështu që do t’i presë 22 muaj dhe vazhdimisht do të sajojë diçka të tillë. Ai e di se kur gjërat ndodhin sipas rregullave, me respektimin e lirive themelore të mbështetura nga BE-ja dhe bota e qytetëruar, atëherë Serbia, si ekonomi dominuese në Ballkanin Perëndimor, mund të realizojë interesat e saj”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se nuk ka besim në dëshirën e Prishtinës për të ndjekur udhëzimet e Brukselit “ose ndonjë marrëveshje tjetër”.

“Pres që në ditën e tretë të ndalojnë dikë për diçka, që ditën e katërt të mbyllin të gjithë kalimin, që ditën e pestë të thonë se kanë gjetur dy plumba që do t’i vendosin vetë dhe pastaj do të thonë se tani po mbyllen për 11 muajt e ardhshëm derisa të gjejnë skanerët dhe truket e ngjashme. Kjo nuk do të ndryshojë, sepse unë i njoh mirë ata”, tha Vuçiç nga Hamburgu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco