VIDEO/ Sami Neza: Ky është momenti i rëndësishëm për të gjithë njerëzit që duan të dëgjohen

17:51, 07/10/2024

Gazetari Sami Neza, i ftuar në studion e ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se, ky është një moment i rëndësishëm për të gjithe njerëzit që duan të dëgjohen.

‘Tani ka ardhur një moment kur është shumë e domosdoshme për Shqipërinë tani, jo për partitë politike, as për opozitën as për qeverinë, por të bashkohen ata që duan të dëgjohen, që kanë emrin pak më të zhvilluar, për tu revoltuar apo protestuar siç janë njerëzit e opozitës.

Të bashkohen bashkë dhe përmes këtij bashkimi të realizojmë një Shqipëri të cilën ne kemi mundësi ta ndërtojmë.

Çfarë erozioni ekonomik, shpirtëror, social, arsimor i ka ndodhur këtij vendi përgjatë kësaj periudhe. E gjithë kjo ndodh se askush nuk i dëgjon të tjerët.

Hierarkia e opozitës është sot, o në burg politik, o nën hetim, o në arrest shtëpie, ose e hetuar e shantazhuar.

Kryetari i PD-së, është në arrest shtëpie. Kryetari i grupit parlamentar është kërcënuar. Nënkryetari i grupit parlamentar është në burg për shkak të denoncimit që ka bërë ndaj një trafikanti, që rastisi të ishte vëllai i një ministri.

Kryetari i Partisë Republikane është në ndjekje penale, ai i Partisë së Lirisë është nën hetim’, tha Sami Neza në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco