Nga tetori rriten për 20 për qind një pjesë e pensioneve

Nga tetori rriten për 20 për qind një pjesë e pensioneve

14:06, 07/10/2024

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se do të rriten pensionet nga muaji tetor për 20 për qind për në pjesë të këtyre kategorive.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se pensionet do të kenë rritje edhe nga muaji janar i vitit 2025 për kategoritë e dala nga lufta.

“Duke filluar nga ky muaj tetor 2024 do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet që janë si vijon: Pensioni bazik i moshës, pensioni kontribut dhënës i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për persona të verbër, pensioni për persona paraplegjik dhe tetra plegjik, pensioni familjar, pensioni invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës”, ka thënë Kurti.

Nga muaji janar do të ketë rritje për 20 për qind edhe për kategorit e luftës: Familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, viktimave të dhunës seksuale”, tha Kurti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco