Lajçak: Javët në vijim pritet takimi në nivel kryenegociatorësh

Lajçak: Javët në vijim pritet takimi në nivel kryenegociatorësh

22:13, 06/10/2024

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se do të punojë për organizmin e takimit të radhës në kuadër të procesit që drejton mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se javët në vijim pret që të zhvillohet një takim.

“Këtë javë që vjen, do të fokusohem në përgatitjen e takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel, të cilin do të doja ta organizoja në javët në vijim”, ka thënë Lajçak. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco