Aksidenti tragjik në Badoc, Kurti: I lus qytetarët që të kenë kujdes e t’i respektojnë rregullat e komunikacionit

Aksidenti tragjik në Badoc, Kurti: I lus qytetarët që të kenë kujdes e t’i respektojnë rregullat e komunikacionit

20:30, 06/10/2024

Kryeministri Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime ndaj familjarëve të të vdekurve në aksidentin e Badocit.

Kurti shprehet se kjo ishte vdekje tragjike, dhe lut qytetarët që të kenë kujdes e t’i respektojnë rregullat e komunikacionit si dhe të dekurajojnë të gjithë ata që praktikojnë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar apo afirmojnë vozitjen tepër të shpejtë.

“Vdekje tragjike e tre të rinjve mbrëmë rreth mesnatës. Ngushëllime të sinqerta familjeve, shokëve dhe shoqeve të tyre. Në këtë kohë të rëndë ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin me ta. I lus qytetarët që të kenë kujdes e t’i respektojnë rregullat e komunikacionit si dhe të dekurajojnë të gjithë ata që praktikojnë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar apo afirmojnë vozitjen tepër të shpejtë”, shkroi Kurti në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco