Parandalohet futja e mallrave me afat të skaduar në Vermicë

Parandalohet futja e mallrave me afat të skaduar në Vermicë

14:54, 06/10/2024

Në terminalin doganor të Vërmicës, oficerët doganorë arritën të zbulojnë mallra me afat të skaduar brenda një mauneje gjatë një kontrolli të detajuar.

Një subjekt importues kishte paraqitur për zhdoganim një ngarkesë tregtare, e cila u përzgjodh për kontroll bazuar në analizën e riskut të kryer nga Dogana e Kosovës. Gjatë këtij kontrolli, në praninë e inspektorëve fito-sanitarë, zyrtarët doganorë identifikuan disa mallra me afat të skaduar përdorimi, përfshirë:

Produkte furrtarie
Çamçakëzë
Ëmbëlsira gomuara
Biskota
Ereza

Një pjesë e këtyre produkteve ishte ngarkuar në mes të ngarkesës së tipit frigo, ndërsa pjesa tjetër ishte e fshehur në fund të ngarkesës, të kamufluar me mallra me afat të rregullt përdorimi. Pas këtij zbulimi, subjektit importues iu ngrit kundërvajtje doganore sipas nenit 244, paragrafi 1, pika 1.2 të Kodit Doganor dhe Akcizave të Kosovës (KDAK), ndërsa mallrat (mbi 3000 paketime) iu nënshtruan konfiskimit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco