Njësia B-2 e Termocentralit Kosova B është kthyer në operim normal, thotë KEK-u

Njësia B-2 e Termocentralit Kosova B është kthyer në operim normal, thotë KEK-u

14:47, 06/10/2024

Njësia B-2 e Termocentralit Kosova B është kthyer me sukses në operim normal.

Kështu njoftoi Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.).

“Njësia është sinkronizuar me rrjetin më 05.10.2024, rreth orës 19:00, dhe gjendja e saj është stabile”, shkruan në kumtesë.

“Falë angazhimit dhe vullnetit të stafit të TCB-së, të gjitha punimet e planifikuara gjatë remontit të rregullt vjetor në njësinë B-2 kanë përfunduar me sukses”.

KEK-u njoftoi gjithashtu se edhe njësia B-1 e TC Kosova B ka përfunduar punimet e saj të remontit të rregullt vjetor

“Vlen të theksohet se edhe njësia B-1 e TC Kosova B ka përfunduar punimet e saj të remontit të rregullt vjetor më 18.08.2024, bazuar në bilancin e aprovuar energjetik”.

“Përfundimi i suksesshëm i remonteve të dy njësive B-1 dhe B-2 ka ngritur sigurinë e operimeve dhe prodhimit në TC Kosova B. Prodhimi qëndrueshëm i këtyre njësive ka një ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit dhe është në interes të qytetarëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco