Mitrovicë: Dyshohen për plagosjen e një personi, dy vëllezërit ende në arrati

Mitrovicë: Dyshohen për plagosjen e një personi, dy vëllezërit ende në arrati

09:51, 06/10/2024

Dy vëllezërit që dyshohen për plagosjen e një personit në Mitrovicë, janë ende në arrati.

Kështu të pakten deklarohet policia në raportin 24 orësh.

Një incident që klasifikohet si “Vrasje e rëndë në tentativë”, ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.

Dy persona (vëllezër), për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një predhë.

Rasti është duke u hetuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco