Kurti: Më 9 shkurt, fitorja jonë do të jetë më e madhe se më 2021

Kurti: Më 9 shkurt, fitorja jonë do të jetë më e madhe se më 2021

11:41, 05/10/2024

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjitshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se partia e tij do të jetë në koalicion me GUXO e Aletarnativën dhe do të fitojnë edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

Ai ka kërkuar nga strukturat e partisë ta shtrijnë aktivizimin anembanë vendit, siç tha duhet ‘luftuar’ për çdo votë e besim të qytetarëve.

“Me GUXO dhe Altnerantivën do të jemi bashkë në koalicion, siç kemi qenë bashkë në fushatë, bashkë në fitore, në qeverisje, së bashku, sërish në një listë për zgjedhjet e ardhshme, para qytetarëve jemi ballëhapur e të gëzuar se askush tjetër para nesh, e nuk mund të them pas nesh se do të fiojmë sërish në shkurt”.

“Shumica dërmuese e popullësisë vazhdon të na mbështetë së paku sa pranveren e vitit 2021, e mbase më shume se aq, por për zgjedhjet e ardhshme duhet të punojmë që të mbledhim gjysmëmilioni votave, andaj mos të llogarimin që në zgjedhjet e 438 mije vota të 14 shkurtit 2021 dhe tash duhet të orvatemi ta mbrojmë atë shifër, se të gjitha partitë nisin nga niveli zero, në duhet ta mbërrijmë atë që kemi arritur, dhe ta tejkalojme sepse na nveojtitet shumica e qëndrushme për vazhdimin e reformave të thella. Nga java e ardhshme na ndajnë katër muaj nga fitorja e tretë që do ta shënojmë më 9 shkurt, do të jetë një fitore më e lartë, më e thellë, më e madhe, më e gjërë se në vitin 2021”, ka deklaruar Kurti, shkruan Reporteri.net.

Ndërsa ka folur për qeverisjen e tij, Kurti ka thënë se është krenar me të arriturat.

“Pas 3-vjet e gjysmë të qeverisje jemi krenar me të arriturat dhe sukseset e shumta, Kosova sot është shumë më mirë se sa e gjetëm në pranverën e vitit 2021. Është në rrugë të mbarë për zhvillim të gjithanshëm e përparim të vazhdueshëm. Jemi zotuar për punësim e drejtësi, dhe këtë po e bëjmë për çdo ditë me krejt çfarë dijmë e çfarë mundemi”.

“Kjo vjeshtë e ka gjetë Kosovën me 425 mijë të punësuar, kur filluar tv qeverisim kishte 350 mijë të punësuar, këta 75 mijë të punësuar më shumë për 3 vit e gjysmë nuk do të mbërriheshim pa u rritur ekonomia dhe pa shpërbndarjen që kemi bërë në fusha të ndryshme. Eksportet janë fyshihuar, kurse invesitmet e huaja më shumë se janë dyfishuar. Poashtu e kemi rritur dy herë pagën. Progresi ynë dhe qëndryeshmëria e këtij progresi janë të pashmebullt në Kosovën e pasluftës”, ka deklaruar Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco