Sot është koha që fjalët të marrin fund dhe veprat të flasin

Sot është koha që fjalët të marrin fund dhe veprat të flasin

10:14, 05/10/2024

Sot është koha që fjalët të marrin fund dhe veprat të flasin! Mjaft më me heshtje, mjaft më me durim! Shqipëria është rob i një regjimi të kalbur nga brenda, ku korrupsioni dhe krimi kanë kapur çdo cep të vendit tonë. Ky shtet nuk përfaqëson më popullin e tij, por një grup të vogël që ka kthyer në mall të vjedhur pasuritë e kombit, të ardhmen tonë dhe shpresën e brezave të rinj.

Kjo qeveri nuk është vetëm e korruptuar, por kriminale! Edi Rama dhe banda e tij kanë ndërtuar një makineri që shtyp të pamundurit, shpërfill ligjin dhe vendos interesa private mbi popullin. Kjo nuk është më një demokraci – kjo është një diktaturë moderne, e maskuar me retorikë boshe dhe premtime të pabaza.

Ne nuk do të rrinë më duarkryq! Ka ardhur koha për një ndryshim të vërtetë! Kjo qeveri duhet të rrëzohet me çdo kusht. Shqiptarët nuk kanë më kohë për të pritur! Ky është momenti për të ngritur zërin, për të treguar forcën e vërtetë të këtij populli që nuk do të lejojë më të qeveriset nga kriminelë dhe të korruptuar. Koha e Ramës ka mbaruar, dhe nëse ata mendojnë se mund të na shtypin, e kanë gabim!

Ky marshim drejt Tiranës nuk është thjesht një protestë – është thirrja për një revolucion moral, social dhe politik. Ne nuk do të largohemi pa fituar atë që na takon, pa i dhënë fund kësaj epoke të errët që po shkatërron Shqipërinë. Rruga është një: largimi i menjëhershëm i kësaj qeverie dhe ndërtimi i një sistemi të ri, të pastër dhe të ndershëm, për të gjithë shqiptarët!

Bashkë do të rrëzojmë çdo pengesë! Nuk do të ketë më vend për kompromis! Shqipëria është e jona, jo e tyre! Beteja ka filluar dhe ne do të fitojmë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco