Ndërtimi i stacionit policor në Zubin-Potok është futur sërish në proces tenderimi, vlera mbi 1 milion euro

Ndërtimi i stacionit policor në Zubin-Potok është futur sërish në proces tenderimi, vlera mbi 1 milion euro

09:57, 04/10/2024

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ndërtimi i stacionit policor në Zubin- Potok është futur sërish në proces tenderimi. Kjo vjen pas një rishikimi të procedurave të mëparshme për ndërtimin e këtij stacioni, duke e vendosur atë në ritender. Njoftimi për tenderin është publikuar në platformën e prokurimit publik, e-prokurim, ku janë dhënë edhe detajet teknike dhe financiare të projektit.

Vlera e përgjithshme e këtij tenderi është e parashikuar të jetë 1 milion e 66 mijë e 765 euro. Ky tender ka për qëllim punët e ndërtimit të stacionit policor, një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën e sigurisë në këtë pjesë të Kosovës, veçanërisht, duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të Zubin Potokut, një zonë në veri të Kosovës me sfida të ndjeshme të sigurisë.

Procedura e ri-tenderimit është e bazuar në një mekanizëm të negociuar, pa njoftim publik të kontratës. Kjo do të thotë se procesi i përzgjedhjes së kontraktorit do të bëhet në mënyrë të mbyllur, pa një thirrje publike për ofertë të hapur. Ky lloj procesi zakonisht përdoret për të përshpejtuar prokurimin në raste specifike dhe të ndjeshme./IndeksOnline/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco