Kallëzimi i plotë Penal kundër Gani Jakupit, si i mori mijëra euro nga MKRS-ja e Hajrullah Çekut duke falsifikuar e mashtruar (DOKUMENT)

Kallëzimi i plotë Penal kundër Gani Jakupit, si i mori mijëra euro nga MKRS-ja e Hajrullah Çekut duke falsifikuar e mashtruar (DOKUMENT)

21:10, 03/10/2024

Gani Jakupi i njohur ndryshe me nofkën ‘peshkaqeni’ që ishte konsulent i jashtëm për Ambasadën e Kosovës në Bruksel dyshohet të jetë mjeshtër i madh i keqpërdorimit të pozitës zyrtare e mashtrim me para.

Jakupit, i cili buxhetit të shtetit për një vit i kushtoi 90,000 euro, apo 7,500 euro në muaj, i është ngritur Kallëzim Penal për keqpërdorime të shumta.

Ballkani.info e ka siguruar Kallëzimin e plotë Penal kundër Gani Jakupit të bërë nga Majlinda Bregasi.

Në këtë Kallëzim Penal, Jakupi akuzohet për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar; Shpëlarje e parave; Shmangie nga tatimi; Mashtrimi; Konflikti i interesit; Falsifikimi i dokumentit zyrtar; Mashtrimi me subvencione dhe Veprat e tjera”.

Në Kallëzim Penal nder tjerash thuhet se “Jakupi në cilësinë e bashkëthemeluesit të OJQ-së ka falsifikuar dokumentet e OJQ-së Institutit Për ART-ProARTE Institute (PART) dhe i ka dërguar në institucione publike për të aplikuar në projekte të caktuara, të njëjtat i ka përdorur me rastin e nënshkrimit të kontratave me institucionet publike, ku nga këto kontrata i dyshuari ka përfituar dhjetëra mijëra euro”.
 
“Ekziston dyshim i bazuar se, z. Gani Jakupi, derisa ka qenë i angazhuar si këshilltar i jashtëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS), e ka përdorur OJQ-në për të nënshkruar kontratë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe ka pranuar pagesa nga MKRS-ja në shumën prej dhjetëra mijëra euro”, thuhet në Kallëzimin Penal të siguruar nga Ballkani.info.

Po ashtu, ceket se Jakupi dyshohet se ka përdorur xhirollogarinë e OJQ-së për të pranuar pagesa personale nga personat e tretë.

Sipas Kallëzimit Penal të zonjës Bregasi, në momentin kur Jakupi ka kuptuar se nuk mund të marrë pagë si drejtor i OJQ-së, ka emëruar në këtë pozitë Ensara Halitin.

KALLËZIMI I PLOTË PENAL KUNDËR GANI JAKUPIT

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco