Rode: Jemi të palëkundur në mbështetjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, nevojitet funksionaliteti i plotë i CEFTA-

Rode: Jemi të palëkundur në mbështetjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, nevojitet funksionaliteti i plotë i CEFTA-

21:03, 03/10/2024

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se po punojnë shumë që samiti i radhës i Procesit të Berlinit më 14 tetor të jetë një sukses për Kosovën dhe të gjithë rajonin. Ai theksoi nevojën e funksionalizimit të plotë të CEFTA-s dhe mundësimin e tregtisë së lirë mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Rohde, në pritje me rastin e shënimit të festës nacionale “Dita e Unitetit Gjerman”, nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera të Gjermanisë me Kosovën, megjithëse tha se ndonjë herë miqësia është ballafaquar edhe me sfida.

“Miqësia jonë me Kosovën si të gjitha marrëdhëniet janë përballur ose janë ballafaquar me sfida. Por midis miqve, ndershmëria, dialogu i hapur dhe gatishmëria për të pranuar këshilla janë themelet e forcës së vërtetë. Gjermania dhe Kosova ndajnë marrëdhëniet tona të ndërtuara mbi besimin dhe respektin, dhe besimi se përmes shkëmbimit të hapur ne gjithmonë mund të gjejmë një rrugë përpara. Një rrugë që për ne mund të rezultojë vetëm në integrimin e plotë euroatlantik të Kosovës. Derisa po flasim që Procesi i Berlinit feston 10-vjetorin e tij, ne kemi punuar shumë për ta bërë samitin e ardhshëm më 14 tetor një sukses për Kosovën dhe gjithë rajonin, duke u fokusuar në funksionalizimin e plotë të CEFTA-s dhe mundësimin e tregtisë së vërtetë të lirë në rajon”, theksoi Rohde.

Ai tha se marrëdhënia e Gjermanisë me Kosovën nuk është vetëm midis dy qeverive, por është rrënjosur thellë mes popujve.

“Gjermania është shtëpia e diasporës më të madhe kosovare në mbarë botën me afro 600 mijë anëtarë dhe po rritet më tej, dhe ne kemi qenë të lidhur prej kohësh përmes kulturës dhe miqësisë familjare… Në angazhimin tonë 25-vjeçar, ne kemi qëndruar në krah të Kosovës në momente sfidash dhe mundësish, gjatë vitit të kaluar kemi shtuar kontingjentin tonë brenda KFOR-it, duke sjellë më shumë ushtarë gjermanë për të kontribuar në paqen dhe sigurinë e Kosovës. Kjo pasqyron përkushtimin tonë të palëkundur për të siguruar stabilitet dhe prosperitet në Kosovë dhe në mbarë rajonin. Ne gjithashtu festojmë 25 vjet të bashkëpunimit ekonomik midis kombeve tona”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco