“Mirë se vini” e “Rruga e mbarë”, në komunën e Zveçanit janë vendosur tabelat informuese në Gjuhën shqipe

“Mirë se vini” e “Rruga e mbarë”, në komunën e Zveçanit janë vendosur tabelat informuese në Gjuhën shqipe

17:41, 03/10/2024

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka bërë të ditur se pas 25 vitesh, në këtë komunë janë vendosur tabelat informuese në shqip dhe gjuhët tjera.

Peci ka thënë se tabelat informuese janë thelbësore për banorët e Komunës së Zveçanit, por edhe pë vizitorët sepse kështu tregohet se kjo zonë ka diversitet dhe bashkëjetesë mes komuniteteve duke theksuar se këto janë vlera të çmuara për Zveçanin.

“Mirë se vini në Zveçan!

Pas 25 vitesh, kemi vendosur tabelat informuese ne shqipe dhe në gjuhët e tjera në komunën tonë.

Të gjitha këto shenja informuese janë thelbësore për banorët tanë dhe për të gjithë komunitetet që jetojnë këtu. Ato gjithashtu do t’u ofrojnë ndihmë vizitorëve nga e gjithë Kosova dhe më gjerë, duke treguar se kjo është një zonë ku diversiteti dhe bashkëjetesa janë vlera të çmuara.

Bashkëpunimi ynë për të arritur këtë hap, gjithashtu shpreh angazhimin tonë të vazhdueshëm për promovimin e gjuhëve zyrtare në hapësirat publike”, ka shkruar Peci në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco