FSSHK-ja me kritika në drejtim të Qeverisë për shkak të mungesës së kontratave

FSSHK-ja me kritika në drejtim të Qeverisë për shkak të mungesës së kontratave

17:38, 03/10/2024

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paraqitur shqetësimet dhe pakënaqësitë e punëtorëve shëndetësor në vend, pasi Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti  ka “dështuar ta nënshkruajnë kontratën kolektive”, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e kësaj Sindikate Tevide Imeri, ka thënë se dialogun social me Qeverinë dhe Ministrin e Shëndetësisë është i mbyllur dhe si sindikatë janë të përjashtuar nga çdo instancë institucionale.

Imeri ka theksuar me shkëputjen e kësaj kontrate kanë pësuar profesionistët shëndetësor, duke shtuar se tani kanë probleme me rrezikshmërinë, me kujdestarinë e çështje të tjera.

Ajo ka theksuar se janë 9 mijë infermierë që janë larguar nga vendi e punojnë në Gjermani, teksa nuk i përjashtojnë veprimet sindikale, duke përfshirë grevat dhe protestat.

“Kemi vendos këtë konferencë që të ju tregojmë problemet, hallet dhe piken se ku kemi ardhë dhe çfarë gjendje te mjerueshëm kjo Qeveri dhe Ministri (e Shëndetësisë) i ka sjelle punëtorin shëndetësor, institucionet shëndetësore por ka sjell edhe federatën ku e ka degraduar ku nuk ka ku të shkojë më. Me qeverinë aktuale kemi pasur takim, jemi betuar dhe zotuar që do t’i hapim rrugë dialogut social për ti zgjidh problemet me dialog dhe jo me mjete te cilat i lejon edhe ligji. Me krejt insistimin tonë për të vazhduar dialogun social ministria një anshme e ka mbyll dialogun social, pas qindra mesazheve zyrtare që i kam përcjelle nuk duan që t’i diskutojnë, jemi të përjashtuar me çdo instancë, në çdo instancë. Duke filluar me kontratën kolektive të cilën e kanë shkëputur një anshëm me premtimin në takim se do të startojmë menjëherë me kontratën e re. Ne nuk jemi pajtuar që të shkëputet, sepse ajo kontrata ka pasur pasuesin dhe duhet të vazhdoj kjo kontrata deri sa të nxjerrët e reja obligim ligjor e kanë me i nxjerr çdo tri vite kontrata. Arsyetimi ka qenë se po i ndërprenë të gjitha kontratat sektoriale kolektive për arsye se po bien ndesh me ligjin e pagave”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco