Sulmi i Iranit, MPJD njofton se 26 qytetarë gjenden në Izrael: S’ka të lënduar

Sulmi i Iranit, MPJD njofton se 26 qytetarë gjenden në Izrael: S’ka të lënduar

17:20, 03/10/2024

Mbrëmjen e së martes Izraeli u sulmua nga Irani me 181 raketa.

Andaj, mbi 10 milionë izraelitë u detyruan të evakuuohen dhe të strehohen në vendet e sigurta.

Deri më tani raportohet se janë regjistruar nëntë viktima nga ky sulm.

Media u interesua dhe pyeti në Ministrinë e Jashtme dhe Diasporës, lidhur me numrin e kosovarëve që gjenden në zonat e konfliktit në Liban dhe Izrael.

Leutrim Sahiti, këshilltar politik i ministres Donika Gërvalla – Schwarz, bëri të ditur se në Izrael janë 26 kosovarë.

“Kryesisht të angazhuar me punë në organizata ndërkombëtare. Në këtë grup hyjnë edhe katër shtetase të mitura që janë nxënëse në shkollat e mesme në Izrael”, tha Sahiti.

Sahiti tutje konfirmoi se nuk ka asnjë të lënduar në mesin e tyre nga sulmi i fundit i Iranit ndaj Izraelit.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael, ka qenë në komunikim të vazhdueshëm, me të gjithë qytetarët tonë që aktualisht ndodhen në shtetin e Izraelit dhe gjendja e tyre është e mirë”, theksoi ai.

Ai theksoi se Ambasada ka qenë po ashtu në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet izraelite, dhe sipas informacioneve zyrtare nuk ka pasur plane për evakuime brenda shtetit të izraelit, ose të shtetasve të huaj për largim nga Izraeli, pasi aeroportet dhe hapësira ajrore kanë qenë të mbyllura.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco