Shpërthim në Zubin Potok, përfshihet nga zjarri një ndërtesë e pabanuar

Shpërthim në Zubin Potok, përfshihet nga zjarri një ndërtesë e pabanuar

09:15, 03/10/2024

Një shpërthim ka ndodhur në Zubin Potok, nga i cili dyshohet se është shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar.

“Në Zubin Potok është raportuar një shpërthim nga i cili dyshohet se ka shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar e të papërfunduar”.

“Nuk ka të lënduar, ndërsa policia dhe zjarrëfikësit janë në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet se nga ҫka është shkaktuar shpërthimi, por njësitet policore adekuate janë në vendin e ngjarjes”, thuhet tutje në konfirmim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco