Kurti kërkon mbështetjen e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Kurti kërkon mbështetjen e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

19:38, 02/10/2024

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar mbështetjen e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, gjatë një takimi me ish-ministrin e Mbrojtjes të Austrisë Werner Fasslabend dhe ambasadorin e Austrisë në Poloni, Andreas Stadler, në margjina të Forumit të Sigurisë të Varshavës, shkruan Reporteri.net.

Në njoftimin e ZKM theksohet se takimin e fundit me Fasslabend, Kurti e kishte zhvilluar në Vjenë dy vite më parë në kuadër të ngjarjeve e diskutimeve të organizuara nga Instituti Austriak për Politikat Evropiane dhe të Sigurisë.

“Diskutuan rreth marrëdhënieve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Austrisë si dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare me seli e zyra qendrore në Vjenë, për çka dhe shprehu nevojën e mbështetjes së Austrisë. Duke i falënderuar për takimin dhe bisedën, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen edhe për kontributin e qendrave të studimit si Instituti Austriak për Politikat Evropiane dhe të Sigurisë, ku Dr. Ëerner Fasslabend ka shërbyer më herët edhe në funksionin e drejtorit të institutit. Kryeministri Kurti shoqërohej në këtë takim nga Shefi i Misionit të Kosovës në Poloni, ambasadori Drilon Gashi”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco