Erdogan vizitë në Shqipëri, zbulohet data

Erdogan vizitë në Shqipëri, zbulohet data

17:22, 02/10/2024

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme.

Vizita e Erdogan në Shqipëri do të jetë një ditore dhe më pas lideri turk do të udhëtojë drejt Serbisë.

Burime për mediat mësojnë se vizita është parashikuar të zhvillohet më datë 10 tetor, ndërsa një ditë më pas lideri turk do të ndalet në Beograd.

Po ashtu bëhet me dije se për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, ku Izraeli ka nisur një inkursion tokësor në Liban dhe një sulm me raketa nga Irani ndodhi mbrëmjen e djeshme, agjenda e Erdogan mund të ketë ndryshime të minutave të fundit./ A2/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco