MAPL: Kërkesa e Hysenit për shpërbërjen e Kuvendit Komunal, e pamjaftueshme!

MAPL: Kërkesa e Hysenit për shpërbërjen e Kuvendit Komunal, e pamjaftueshme!

17:07, 02/10/2024

Ministria e Adiministrimit të Pushtetit Lokal, po e konsideron të pamjaftueshme kërkesën e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, për shpërbërjen e Kuvendit Komunal.

Në lidhje me këtë, është prononcuar Arbër Vokrri, zëvëndësministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, i cili ka treguar procedurën se si bëhet shpërbërja e Kuvendit Komunal.

Ai tha se kërkesa e kryetarit Hyseni për shpërbërjen e Kuvendit Komunal duket se është e pamjaftueshme për t’u dërguar.

‘’Ka ardhë kërkesa e kryetarit të Gjilanit, Alban Hysenit, edhe tash natyrisht që shqyrtohet. Sipas rregullit, Kuvendi Komunal ka afat deri në mars me miratu buxhetin pra edhe nëse nuk e miraton as në mars atëherë procedura është që qeveria ia akordon buxhetin e njëjtë që e ka pasë ajo komunë në vitin paraprak. Po zëmë shembull se në vitin 2025 nuk është miratu buxheti deri në mars edhe qeveria ia akordon të njëjtën shumë të parave Komunës që e ka pasë në vitin 2024 edhe ia emëron MAPL-ja një administraturë financiare që me e dërgu atë buxhet edhe Kuvendi Komunal mundet me votu për deficimin e atij buxheti. Pra qeveria ia jep kaq milionë por tai si shpenzohen ato çfarë drejtori marrin atë e vendos Kuvendi Komunal. Nëse as atëherë nuk munet Kuvendi Komunal me vendos si me i dediku ato mjete, atëherë vjen në konsideratë që me shku në zgjedhje, i tregon qeverisë edhe presidentes që a i përmbush kushtet që me u ndrru Kuvendi Komunal, si funksionon. Domethënë me atë kërkesë që e ka dërgu Albani, duket se është e pamjaftueshme për me e dërgu në mbledhje të Kuvendit Komunal’’, ka thënë Vokrri për Demos.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni i ka dërguar kërkesë ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, që të fillojë procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Sipas Hysenit, kanë kaluar afatet ligjore për votimin e buxhetit komunal dhe ai tha se Kuvendi Komunal nuk po arrin t’i përmbushë detyrat dhe obligimet ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco