Arrestohen tre persona për fajde në Prizren

Arrestohen tre persona për fajde në Prizren

16:28, 02/10/2024

Janë arrestuar tre persona në Prizren të përfshirë në veprat penale “fajde dhe detyrim”.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se gjatë zbatimit të operacionit policor, në vendbanimet e personave të arrestuar, janë sekuestruar dëshmi të rëndësishme të cilat do të përdoren si dëshmi në procedura të mëtutjeshme, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda, së bashku me Sektorin Rajonal të Hetimeve të DRP- Prizren dhe në koordinim me Prokurorinë. Themelore-Prizren, më 02.10.2024 ka realizuar operacion policor ku ka realizuar edhe një urdhër-kontrolli lëshuar nga gjykata. Gjatë zbatimit të operacionit policor, janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’. Në vendbanimet e personave të dyshuar janë sekuestruar dëshmi të rëndësishme të cilat do të përdorën si dëshmi në procedura të mëtutjeshme”, thuhet në komunikatë.

Ndër të tjerash, dyshohet se të njëjtit teksa kanë kanosur një person, në vazhdimësi kanë tentuar ta detyrojnë që të veprojë kundër pasurisë së tij.

“Të dyshuarit pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga PTh- Prizren, ndalohen për 48 orë”, thuhet në përfundim të komunikatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco